Kur shqiptari Klaudio Ndoja mbërriti në Itali njëzet vjet më parë, ai nuk kishte as letrat italiane, ku jetoi për një kohë të gjatë si një klandestin.
Por e gjithë kjo sakrificë u shpërblye dhe një ditë shqiptari arriti të lërë gjurmë në vendin fqinj, duke ngjitur shkallët e karrierës, derisa arriti të bëhej kapiten i basketbollit të Virtus, në Bologna të Italisë.
Historia e tij është e denjë për t’u thënë dhe dëgjuar, aq shumë sa shkrimtari Michele Pettene vendosi të bëjë një libër: Vdekja është e sigurt, jeta nuk është!, parathënia e të cilit është bërë nga Giammarco Pozzecco.
Klaudio Ndoja, me origjinë shqiptare, tregoi historinë e tij sa të vështirë, aq edhe të bukur, para studentëve të shkollës së mesme në Boiardo, në ditën botërore të emigrantëve.Shqiptarja.com