Simon Simoni është padyshim e ardhmja e Kombëtares së Shqipërisë. Një nga arritje historike të futbollit shqiptar mbetet Simoni që arriti të kalonte nga Dinamo në Kategorinë e Parë te Frankfurti në Bundesligë.
Menjëherë do të nisej në turin veror me ekipin e parë të Frankfurtit dhe më pas shkoi si portier titullar te U-21. Simoni po rritet, ndjeshëm madje dhe Gjermania është e njohur për stërvitjen e portierëve. Për të parë se në çfarë pike ka shkuar Simoni mjafton të shohim ndeshjen e fundit atje ku Frankfurt U-21 humbi 3-2 nga Offenbach.
Pavarësisht se pësoi 3 gola, Simon Simoni ishte më i miri i takimit te Frankfurti pasi bëri 3 mrekulli. Në golin e parë të pësuar portieri shqiptar bëri një tjetër pritje fantastike, por i ulur në gjunjë pasi kishte kryer pritjen e mëparshme, nuk mund të reagonte dot përsëri kur lojtari kundërshtar e kishte portën e boshatisur.
Për të mbërritur te autogoli i Frankfurtit dhe goli i tretë, një tjetër moment kur Simoni nuk kishte asnjë përgjegjësi. Por cilat ishin tre mrekullitë e Simonit? E para vjen që në sekondën e 20 të takimit kur portieri shqiptar shkoi në cepin më të largët të portës për t’i hequr një super gol lojtarit të Offenbach.
Për të vazhduar me minutën e 37 kur si të ishte Neuer, Simoni i bllokon bukur rrezen lojtarit të Offenbach që ishte tek për tek me portierin shqiptar dhe arrin të kryejë mrekullinë ku me trup e devijon topin në këndore.
Po e njëjta situatë identike përsëritet në minutën e 44, por edhe atëherë Simoni tregon reflekset e mahnitshme duke e fituar një tjetër duel tek për tek me lojtarin kundërshtar. Një gjë është e sigurt, duke parë edhe formën e Berishës dhe Strakoshës, nuk do të jetë e largët dita kur Simoni të jetë portieri titullar te Shqipëria.
https://twitter.com/i/status/1693630324301828393