Miqësorja Feynoord-Ateltico Madrid i prodhon të gjitha. Gola,spektakël dhe tension në fushën e lojës. Protagonisti i ndeshjes ishte futbollisti Yannick Carrasco i cili goditi një kundërshtar në tokë dhe shkaktoi një sherr masiv mes dy lojtarëve të dy ekipeve, ku ai më pas edhe gjakosi në qafë një prej lojtarëve të Feynoord.
Belgu ishte i papërmbajtshëm, madje edhe shokët e skuadrës e kishin të vështirë të qetësonin futbollistin e Atletico Madrid. Kjo detyroi trajnerin Simeone që të hynte në fushë dhe të shkonte aty ku po ndodhte gjithçka.
Vetëm fjalët e trajnerit, ose më saktësisht ulërimat e tij, bënë që Carrasco të qetësohej e të largohej drejt dhomave të zhveshjeve, pasi u ndëshkua me karton të kuq për çmendurinë e tij.