Galatasaray është fituesi i derbit të Stambollit teksa mposhti Besiktasin me rezultatin minimal 0-1. Verdhekuqtë iu falën një autogoli të Al Musratit që në aksionin e parë të ndeshjes.
Dy shqiptarët Ernest Muçi dhe Milot Rashica janë titullar për bardhezinjtë dhe më të mirët për Besiktas. Dardani ishte rreziku konstant në krahun e djathtë me depërtimet dhe goditjet e tij teksa preku edhe një herë traversën. Edhe pse humbë, Rashica u vlerësua me noten e dytë më të mirë, 7.4.
Muçi nga ana tjetër sa vjen e bën të dashurohen akoma më shumë tifozët e Besiktas me të, falë performancave të tij në fushë. 23-vjeçari krijoi 3 raste të pastra shënimi që nuk u shfrytëzuan nga sulmuesit si dhe goditi 2 herë vetë drejt kuadratit.
Autogoli i Al Musrati→ VIDEO
Rasti i Muçit→ VIDEO
Kartoni i kuq i Colley→ VIDEO