Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Kryemadhi, të cilës i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ka mbërritur e vetme në SPAK ndërsa në duar mbante disa dokumente.
Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi iu drejtua gazetarëve duke u shprehur:“Na e morët shpirtin. S’na latë rehat me marr frymë”.
GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.