Kryeministri Edi Rama ka ndezur atmosferën, ndërsa ka zhvilluar një takim me gratë e Fierit.
“Hajde Gaz Paja na vej një këngë.
Të gjitha gratë në skenë për vallëzim.
Ejani tunduni, jo t’më shqyeni mua.
Fotot bëjini duke vallëzuar”, tha Rama në sallën e mbushur me gratë e Fierit.
Pasi bëri selfie me gratë, Rama tha:
“Më shkatërruat fare.
Çuditërisht jam gjallë akoma.
Shumë faleminderit. Rrofshin gratë, rrofshit ju, pa ju ne jemi kot. Gëzuar, gëzuar”.
Në një moment, truporja e tij ka shkuar ta ndihmojë, por Rama me mikrofonin ndezur i është drejtuar:
“Po t’i çfarë do, do me ruash këtu”, dhe i bëri me shenjë të largohej.