Kjo është një videoja e publikuar nga mediat serbe ku tregohet momenti i rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës të cilët po kryenin patrullim në vendin e quajtur Tresave/Bare.
Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe në veri. Lajmi është bërë me dije nga policia e Kosovës që thekson se tre efektivët e policisë janë rrëmbyer në brendësi të territorit gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të vendit.
Sipas detajeve të mësuara, rrëmbimi ka ndodhur rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës.
Sipas detajeve oficerët e rrëmbyer janë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi. Në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja janë parë persona të maskuar dhe menjëherë janë nisur një grup i njësive shtesë të policisë së Kosovës. Për ngjarjen janë njoftuar edhe forcat e KFOR-it.
https://twitter.com/govoriojetako/status/1668961131598159874?