Në pamje shihen momentet e tmerrit kur një avion pasagjerësh i linjave Ryanair ulet me përplasje pas dështimit të rrotave në aeroportin irlandez të Dublin.
Gjendja e emergjencës u shpall pas uljes së ashpër të avionit teksa zyrtarët deklaruan se mjeti kishte pësuar “një problem të vogël” me pajisjet e uljes.
Nuk u raportuan plagosje në fluturimin e ardhur nga, teksa në videot e shpërndara shihen xixat e lëshuara gjatë fërkimit të trupit të avionit me asfaltin prej mungesës së rrotës së parë.
Kompania Ryanair tha se avioni kishte pësuar vetëm “probleme të vogla teknike” në mjetet e uljes afër hundës së tij.
“Pasagjerët dhe ekuipazhi zbritën normalisht dhe së shpejti avioni do të tërhiqet drejt hangarit për inspektime të mëtejshme nga inxhinierët”, thuhej në deklaratë.
Një nga pasagjerët tha për rrjetin vendas ‘Irish Sun,’ se ulja ishte shumë e rëndë dhe se avioni dukej jashtë kontrolli.
“Në disa momente dukej se avioni do të batohej anash ose të dilte nga pista”.
“Ndodhi shumë shpejt dhe nuk kishte kohë të kuptoje atë që po ndodhte”.