Ditë e shënuar për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar golin e parë në Premier Ligë, në ndeshjen e parë si titullar me Southemptonin.
Futbollisti 20-vjeçar ka realizuar në pjesën e dytë të ndeshjes me Lidsin, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Ishte një kundërsulm vrastar i Southemptonit me protagonist Redmond, i cili, sapo hyri në zonë, u tregua altruist dhe pasoi për Brojën.
Sulmuesi kuqezi ka gjuajtur saktë përballë portierit kundërshtar, duke tundur rrjetën.
Broja po kalon një moment shumë të mirë. Pas atij goli fantastik me Kombëtaren në Hungari, ka gjetur edhe golin e parë në nivelin elitar të futbollit anglez, çka do t’i japë më shumë moral dhe besim për të ardhmen.
Me këtë paraqitje që po bën Broja, vështirë se Çelsi do ta lëshojë sërish në huazim futbollistin e talentuar.