Ajo është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, e cila ndonëse e re në moshë ka arritur që me emisionin e saj ‘Fun Day’ të bëhet shumë e njohur. Bëhet fjalë për Fatma Methasanin, e cila sot është përballur me një ngjarje të papritur.
Moderatores së njohur sot i kanë vjedhur makinën në mes të ditës. Ndonëse ajo nuk kishte kuptuar asgjë që makina e saj mungonte nga parkimi i punës, e ka marr vesh nëpërmjet një videoje që dy kolegët e saj kanë postuar.
Makinën ja kishin marr dy shefat e njohur të emisionit ‘Kripë dhe Piper’ Alfio dhe Indriti, të cilët pasi kanë bërë xhiro me makinën e saj kanë bërë një video dhe e kanë postuar në instastory. Aty ata kanë etiketuar Fatmen dhe i kanë treguar për rrengun që i kanë punuar.