Seanca parlamentare në parlamentin e Andalusias në Spanjë ditën e djeshme është ndërprerë dhe shkak për këtë gjë është bërë një mi, i cili është shfaqur papritur në ambjentet e brenshme.
Pikërisht në momentin kur deputetin po përgaditeshin të votonin miu u shaq në sallë duke krijuar një kaos në parlament pasi të gjithë të pranismit u frikësuan.
Shfaqja e miut bëri bujë në dhomën e mbledhjeve. Videoja tregon se si kryetarja e parlamentit, Marta Bosquet ka frikë kur sheh miun që vrapon poshtë tavolinave. Disa zyrtarë u çuan nga vendet e tyre për ta shmangur.