Kabienti qeveritar dhe grupi parlamentar i PS kanë qenë mëngjesin e kësaj të enjteje në Kryeministri.
Arsyeja ka qenë një festë surprizë për ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama i cili feston sot 60-vjetorin.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, ligjvënësit dhe ministrat e PS shihen duke dalë nga Kryeministria pas festës së organizuar herët në mëngjes.
Shefi i qeverisë ka lindur më 4 korrik të vitit 1964.