Dallas mposhtën 1-0 Inter Miamin në një test miqësor të zhvilluar mëngjesin e sotëm me orën shqiptare. Lionel Messi me shokë nuk e kanë nisur si duhut këtë fazë përgatitore, pasi në dy ndeshje kanë një barazim dhe një humbje.
Dueli në “Cotton Arena” u zhbllokua shpejt. Ishte Ferreira që në minutën e tretë shënoi për Dallasin, kjo pas një topi të humbur nga Inter Miami në mesin e fushës.
Edhe pse me Albën, Busquets, Suarez dhe Messin në fushë, “mini-Barcelona” me qendër në Florida nuk ia doli të gjejë golin. Messi, Busquets dhe Suerez luajtën 64 minuta, me Tata Martinon që vendoi t’i largonte nga fusha në këtë duel miqësor.