Milano është zikaltër. Inter sundon, argëtohet dhe luan një ndeshje pothuajse perfekte ndaj Milanit në derbin e Serie A, një sukses 1-0.
Zikaltërit dominuan në pjesën e parë, ishin më kërkues dhe iu afruan disa herë golit. Për të parë festën zikaltër u desh të prisnim minutën e 34-të, kur gjatë zhvillimit të një këndorje, Martinez godet saktë me kokë, duke mposhtur kështu për herë të parë në këtë takim Tatarusanu.
Në pjesën e dytë të besuarit e Inzaghit ulin ndjeshëm ritmin, pasi ishin në avantazh. Lukaku realizon golin e dytë në fund, por anulohet për shkak se belgu kishte shkaktuar faull. Kristjan Asllani luajti vetëm 5 minuta, 90 minuta në stol për të.
Inter kështu vijon ndjekjen ndaj Napolit, edhe pse këta të fundit janë shkëputur (43 pikë ‘ vendi i dytë). Në krahun tjetër, ekipi i Piolit është në rënie të lirë, vetëm vendi i gjashtë me 38 pikë.