Interi zhvilloi një ndeshje që për Kristjan Asllanin ishte jo pak emocionuese. Zikaltërit janë përballur në transfertë me Empolin, atje ku fituan me shifrat 0-3. Mesfushori shqiptar u aktivizua vetëm në minutën e 87 duke marrë vendin e Calhanoglu.
Asllani ka dalë nga Empoli dhe pritja e tifozëve ishte shumë e ngrohtë për të. Disa tifozë shkuan për ta përshëndetur mesfushorin e Kombëtares dhe t’i marrin autograf. Disa prej tyre kishin zgjedhur edhe që të merrnin fanellat e Shqipërisë me vete, që autografi i Asllanit të lihej te to.
https://twitter.com/GianmarcoDaria/status/1650129637257666560?