osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO me dron! Në protestën e 10-të para Bashkisë së Tiranës: E “rrëzuan” Veliajn tufa e “qoftexhive” nga zonat rurale të Rithemelimit e PL me në krye Xhin Xhonin! (Video)

VIDEO me dron! Në protestën e 10-të para Bashkisë së Tiranës: E “rrëzuan” Veliajn tufa e “qoftexhive” nga zonat rurale të Rithemelimit e PL me në krye Xhin Xhonin! (Video)

Kjo video me dron tregon pjesëmarrjen e ulët në protestën para Bashkisë së Tiranës. Vetëm një grusht militantësh i janë përgjigjur thirrjes së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë për të protestuar.

Të gjitha protestat e opozitës kanë përshkallëzuar në dhunë e disa protestues janë vënë në hetim për hedhjen e bombave molotov duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë.

Në protestën e 10-të të thirrur para bashkisë, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë ndryshuan strategji paraditen e sotme. Nuk hodhën molotovë drejt godinës së bashkisë, si në protestën e kaluar që rrezikuan dhe jetën punonjësve të medias dhe të qytetarëve.

Grumbulluan disa goma para kordonit të policisë dhe i vunë flakën. Tentativa për ti ndaluar nga policia nuk doli me sukses.

Protestuesit vendosën gomat një mbi një, një militant i vuri flakën, ndërsa një tjetër, që në kokë kishte vendosur një bluzë të zezë për të mos u identifikuar hidhte shishe me benzinë brenda me qëllim që zjarri të bëheh edhe më i madh.

Madje Në sy ra ish-gjyqtari Gjin Gjoni, i zgjedhur pak kohë më parë kreu i Rithemelimit në Lezhë.

Përfaqësuesit e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë, të njëjtët në cdo protesta në mikrofon vijuan me fjalime para atyre pak militantëve që ishin mbledhur para bashkisë. Nga pamjet me dron të siguruara nga Report Tv dhe transmetuar në shqiptarja.com militantët e mbledhur sot ishin vetëm një grusht, edhe më të paktë në numër se në protestat e tjera.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj

Në disa momente ka momente tensioni pasi një grup militantësh tentojnë të heqin pjesën rrethuese metalike që ndan policinë me ta.

Në protestë mungoi e bija e Sali Berishës, Argita Berisha, por aty u panë Klevis Balliu, Gazment Bardhi, e figura të tjera të Rithemelimit, të cilët nuk mungojnë asnjëherë, duke treguar edhe qëllimin primar, lirimin e Sali Berishës nga arresti në shtëpi, përmes bluzave që mbajnë veshur. Në sy ra ish-gjyqtari Gjin Gjoni, i zgjedhur pak kohë më parë kreu i Rithemelimit në Lezhë.

Protesta u mbyll pas 1 orë e 30 minuta me thirrjen se do të mblidhen sërish të hënën e javës së ardhshme.