osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Mashtrimi i turpshëm i Edi Ramës: Zotohet se i dëgjon njerëzit e zakonshëm, por në fakt i censuron duke u fshirë komentet

VIDEO/ Mashtrimi i turpshëm i Edi Ramës: Zotohet se i dëgjon njerëzit e zakonshëm, por në fakt i censuron duke u fshirë komentet

Kryeministri Edi Rama doli pak më parë në një konferencë për shtyp, për të folur për krizën energjitike, naftës apo rritjes së çmimeve të të gjitha produkteve në treg.

Ajo që u vu re gjatë fjalimit të Kryeministrit, ishte se në të gjitha profilet e rrjetit social Facebook kryesisht komentet e atyre që shkruajnë vijnë e shtohen, por asnjëherë nuk pakësohen.

Edi Rama mund të jetë i vetmi lider në botë që komentet i ecin për së prapthi, e kjo shihet fare qartë në videon e publikuar nga ekskluzive.al.

Mjafton të inçizosh çdo dalje të kryeministrit dhe vë re se fenomeni ndodh gjithmonë, në vend që komentet të shtohen, numrat “dallëdisin” dhe pakësohen!

Kjo është qesharake ta mendosh pasi, padyshim këto komente fshihen nga dikush, edhe ky nuk është sekret. Edi Rama sot, doli blof ose cullak kur tha se ai i dëgjon të gjithë, edhe ata jashtë dritares së tij (protestuesit), edhe të tjerët.

Por në fakt ndodh e kundërta. Rama nuk dëgjon askënd, pasi në profilin e tij fshihen komentet më normale, që tregojnë pakënaqësinë ndaj qeverisjes së kryeministrit dhe nuk përmbajnë asnjë fjalë fyese brenda tyre, e kjo është e turpshme dhe e poshtër.

Gjatë fjalimit të tij, Edi Rama pohon edhe këtë, mund ta ndiqni në videon mëposhtë, se: Unë njoh aq shumë shqiptarë, aq shumë familje, aq shumë në detaje realitetin e njerëzve që përballen me vështirësitë sa askujt nuk i është dhënë mundësia ti njoh dhe askush nuk mund të më japi mua leksione se si jetojnë njerëzit, se unë jetoj me njerëzit! Unë jetoj me problemet e njerëzve!

Por në fakt fshirja e komenteve nga ana e Edi Ramës dëshmon të kundërtën, se ai ka frikë nga komentet e njerëzve të zakonshëm, sidomos për tema delikate si “buka e gojës”, e cila sot, shqiptarëve i kërcënohet më shumë se kurrë nga keqmenaxhimi kronik i qeverisjes së alleshverisheve dhe kryeministri jo vetëm që nuk i dëgjon, por edhe i censuron të gjithë ata që nuk mendojnë si ai.

Ne si media e kemi detyrim ta publikojmë videon, për të dëgjuar të gjitha palët, se liria e shprehjes është mbi palët, mbi Ramën dhe mbi ne. Ndërsa kryeministrit i bëhet mirë se do shikoj ndoshta për herë të parë se çfarë mendojnë qytetarët, njerëzit e zakonshëm, që sot janë të kërcënuar nga pamundësia për të jetuar dhe skamja.

Ne si media zotohemi, se në tema delikate si rritja e çmimeve, etj, do të publikojmë në kanalin tonë Youtube “Ekskluzive”, të gjitha videomesazhet e kryeministrit dhe komentet e qytetarëve që fshihen vazhdimisht, me synimin se ndoshta një ditë edhe Rama do t’i shoh e ndoshta do të reflektoj më në fund. Poshtë censura, rroftë liria e fjalës!

Mëposhtë mund të ndiqni videon e siguruar nga portali, se si lëvizin numrat para-mbrapa tek komentet e Ramës. Në fakt Edi Rama sot ka kapur një rekord Guinness, jo për ecjen e komenteve prapa, por për komentet negative në adresë të tij, për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të resurseve natyrore dhe interesin qytetarë, që si rrogëtar i majm në Shqipërinë tonë të varfër, nuk e bënë ashtu siç duhet./Ekskluzive.al