Marash Kumbulla përveçse di të mbrojë, di edhe të shënojë.
Mbrojtësi kuqezi ka gjetur golin e tij të dytë në La Liga, duke shënuar ndaj Sevilla.
Kumbulla përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe me topin e mbetur pranë portës, goditi me të djathtën për ta çuar në rrjetë.