Nga Udine, Spezia doli me 3 pikë. Ekipi i drejtuar nga Motta fitoi 2-3 me Udinesen, në një ndeshje që pati gjithçka brenda.
Vendasit shënuan të parët me Molinën, por 3 golat e miqve me Verde, Gyasi dhe Maggiore ndryshuan kahun e takimit.
Spezia do kishte mundësinë edhe për të katërtin, por në fund gabon Rei Manaj.
Sulmuesi shqiptar, edhe pse nuk e ka shumë të vështirë të shënojë nga penalltia, nuk gjuan saktë.
Gjithsesi, fatmirësisht për skuadrën e tij s’ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi “rrjeta” e Marit në fund shërben vetëm për statistikat e kundërshtarit.