Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi, njëherësh kreu i Ballit Kombëtar, është përballur së fundmi me revoltën e qytetarëve.
Një video e cila ka qarkulluar në mediat sociale, shihet teksa Alimadhi është nxjerrë jashtë në një lokal.
Disa qytetarë e kanë quajtur atë ‘vegël të Gramoz Ruçit’, ndërsa pasi e kanë f.yer i kanë kërkuar të largohet.
“Dil jashtë, ti nuk je ballist, por p.lehrë e Gramoz Ruçit. Në emër të popullit mos flisni. Ju bashkëpunoni me Ruçin”, i drejtohen ata Alimadhit.
Më pas deputeti është larguar nga lokali, duke mos e komentuar situatën. Kujtojmë se Alimadhi është zgjedhur kryetari i një grupi të ri deputetësh në Kuvend.