Barcelonës i është ndërprerë seria e ndeshjeve pa humbje.
Ka qenë Levante ajo që e ka mposhtur gjigantin e futbollit spanjoll, me një “festival golash”.
Barça që nuk njihte humbje këtë sezon dhe në përgjithësi në 43 ndeshjet e kaluara në La Liga, duke shënuar kështu rekord, është gjunjëzuar para Levantes.
Ka qenë shqiptari Enis Bardhi me dy gola dhe Emmanuel Boateng me tri të tjera që kanë prishur serinë e katalanasve.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte 5-4, ndërsa për Barcelonën shënuan tri herë Coutinho dhe njëherë Luis Suarez.