Përmes videos me pamje të rralla që publikohet sot nga Tema, shihet momenti i legalizimit të Partisë Demokratike, kur Ministri i Drejtësisë së kohës, Enver Halili bisedon me themeluesit e partisë së parë opozitare për detaje interesante.
Ndërkohë, Partia Demokratike kishte nisur organizimin e saj me komisionin e parë nismëtar dhe grupet e punës.
Mbledhja e parë e Komisionit Nismëtar të PD-së, u zhvillua më 13 dhjetor 1990. Në atë mbledhje u zgjodh kryetari i Komisionit Nismëtar, Azem Hajdari. U vendos ta mbante këtë post deri në një moment të dytë, kur do të zhvilloheshin zgjedhjet brenda partisë.
Në mbledhjen e parë të komisionit nismëtar të PD-së u zgjodhën anëtarët e grupeve të punës, si grupi i shtypit, grupi i financave, grupi elektoral etj. Në përbërjen e këtyre grupeve është edhe emri i Edi Ramës, kryeministri actual dhe kryetar I PS-së. Rama u zgjodh në grupin e punës për çështjet elektorale si dhe në grupin e punës për statutin dhe programin e partisë.