Nuk kanë të mbaruar shfaqjet e turpit të aktorëve më komik të ish-opozitës së djeshme, e cila nëpërmjet biznesmenit Agron Shehaj apo dhe inxhinierit IT së “21 Janarit” si Endri Hasa, të bërë deputetë për arsye që të gjithë i dimë, kanë tentuar të baltosin një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishëm për vendin siç ishte ai i “Air Albania”.
Në fillim deputeti çyryk Endri Hasa, i cili deklaronte në atë kohë se: “Air Albania nuk ekziston! Nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA” dhe se “…është një fluturim shtesë i Turkish Airlines, sepse “Air Albania” nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës.”, sepse aq dinte e aq kuptonte, që Air Albania ishte një kompani shqiptare, e krijuar në partneritet me Turkish Airlines.
Kurse sot mund të fluturoj nën emrin “Air Albania”, pa e humbur identitetin dhe në partneritet me Turkish Airlines./Ekskluzive.al