Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri një denoncim mbrëmjen e djeshme në Opinion për blerje të votave nga një drejtor i Lulzim Bashës, në kohën kur ky i fundit mbante detyrën e kreut të Bashkisë së Tiranës.
Bëhet fjalë për kandidatin e PD-së për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 2017-ës, Vullnet Topalli.
Ai është kapur në Fushë-Krujë në makinën e kreut të PD-së, duke blerë vota.
Vullnet Topalli ka qënë drejtor i Policisë Bashkiake dhe më pas është futur nga Lulzim Basha në listat për qarkun e Durrësit.
Shihni videon e mëposhtme me paratë që iu gjetën në makinë.