Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pari që hodhi akuza në drejtim të presidentit aktual Ilir Meta se kishte vjedhur floririn në Krabë dhuke e akuzuar si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.
Ngjarja
Vjedhja ndodhi gjatë marsit dhe prillit 1997. Sipas policisë vjedhja u krye nga banorë të Krrabës. Në mungesë të autoritetit të shtetit, ata kanë shpërthyer portat e tunelit dhe e kanë kryer vjedhjen në disa ditë.
Vjedhja e thesarit u konstatua vetëm në shtator të vitit 1998. Menjëherë filluan arrestimet dhe 5 persona nga Krraba u dënuan për vjedhjen.
Pjesa e mbetur e arit u transportua në Tiranë. Roja i tunelit, Blerim Haka bashkëpunoi me hajdutët. Në proçesin e hetimit u morën në pyetje edhe ushtarakë.
Në vitin 2008 u zbuluan 367 kg ar nga thesari i Krrabës me vlerë 2.7 milionë euro nga Policia e Shtetit duke i rihapur rrugë hetimeve.
Siç deklaruan të arrestuarit ari i përkiste Thesarit të Shtetit, por ata e kishin në Tiranë. Kjo sasi floriri kishte ardhur nga jashtë.
Siç duket ari në fillim është transportuar jashtë. Njëri nga të dënuarit pretendon se ari u grabit në dhjetor të vitit 1999.
Me poshte video e sjelle nga TCH: