Kroacia triumfoi 2-4 ndaj Holandës në Rotherdam, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Nations League. Koha e rregullt përfundoi 2-2, me sfidën që ishte emocionuese.
Të parët që realizuan ishin “Tulipanët”, falë një goditje të bukur të Malen në fundin e pjesës së parë. Pjesa e dytë nisi mirë për kroatët, të cilët do ia dilnin të përmbysnin shifrat.
Skuadra e Dalic fitoi penallti në minutën e 55-të pas një kontakti Gakpo-Modric, teksa 11-metërshi u shndërrua në gol nga Kramaric. U mendua se goli i Pasalic 15 minuta nga fundi vendosi fatin e takimit, por në të 90-tën Lang barazoi shifrat në 2-2.
Në shtesë, Kroacia siguroi finalen me golat e Petkovic dhe Modric. Kujtojmë që gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Italisë dhe Spanjës.