Emocione, spektakël dhe në fund një sukses super i merituar. Kosova është ekipi i moment duke bërë krenar ane e mbanë të gjithë shqiptarët me ecurinë dhe rezultatet e saja fantastike që po merr.
“Dardanët” e udhëhequr nga trajneri Bernard Shaland kanë arritur ditën e sotme një sukses shumë të rëndësiëshëm përballë një kundërshtari direkt për të shkuar në grupet kualifikuese të “Euro 2020” duke mposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri” kombëtaren e Çekisë me rezultatin 2-1.
Një fitore me përmbysje për Kosovën e cila me performancën e saj të bërë gjatë 90 minutave u shpërblye me këtë sukses të merituar që i ngjit në vendin e parë me 8 pikë të grumbulluara në Grupin A.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Schick, i cili realioi në minutën e 16-të.
Por gëzimi i Çekisë do të zgjaste vetëm katër minuta pasi me anë të një kundërsulmi perfekt Kosova barazon gjithçka me anë të bomberit që luan me ekipin e Fenerbaçes, Vedat Muriqi, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1.
Ashtu si pjesa e parë, edhe 45 minutat e dyta do të flisnin tërësishët për skuadrën e Kosovës e cila dominoi totalisht kundërshtarin.
Do të ishte minuta e 67-të ku pas një goditje nga këndi, një skemë perfekte mes Valon Berishës dhe Mërgim Vojvodës u konkretizua me gol nga ky i fundit.
Një gol që ngriti në peshë tifozët që kishin mbushur plot shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”, që iu gëzuan këtij suksesi mjaft të rëndësishëm që e afron Kosovën drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të kampionatit europian.
Një fitore e merituar për një ekip që meriton të gjithë fjalët e mira për këto performanca që ka kryer, edhe pse janë një kombëtare fare e re.
Kliko linkun për video:
http://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2019/09/fkw7n.mp4?_=1
http://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2019/09/k9xew.mp4?_=2
http://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2019/09/zvu56.mp4?_=3