Ardit Gjebrea ka vendosur që dy partneret që do ta shoqërojnë në prezantimin e ‘Këngës Magjike’ do të jenë Bora Zemani dhe balerina Klaudia Pepa.
Mbrëmjen e kaluar ishte nata e parë e gjysmëfinales dhe duket se Klaudia ia ka dalë me shumë sukses.
Por teksa në skenë e shihnim si prezantuese, në prapaskenë Klaudia është kthyer në rolin e saj si balerinë.
Një video e publikuar në rrjetet sociale shfaq Klaudia Pepën e cila po pëprgatitet për të kërcyer në skenë.
E ndrësa ajo përsërit lëvizjet, të gjithë i kanë kthyer sytë nga ajo.