Artisti i mirënjohur Frederik Ndoci, ka qenë së fundmi i ftuar përballë moderatores Ester Bylyku në emisionin ‘Glamour Zone’, ku si asnjëherë mëparë ka folur për marrëdhënien e tij me aktoren Sesilia Plasari.
Frederiku dhe Sesilia, morën pjesë në filmin ‘Edhe kështu, edhe ashtu’, përkatësisht me rolin e Andit dhe Almës. Frederiku sqaron se mes tyre kishte, flirt, kimi dhe jo vetëm, ndërsa theksojmë se ka qenë i martuar në atë periudhe.
Ester Bylyku: Ke thënë që ke pasur një flirt me Sesilia Plasarin në sheshxhirime, por sipas llogarive të mia ti ke qenë i martuar atëherë.
Frederik Ndoci: Kemi patur plot momente të bukura, si të duash, ndaç intime, ndaç…
Më tej, këngëtari shkodran shprehet se gjatë xhirimeve të filmit, ata kanë patur dhe 2 skena me puthje të cilat më pas nuk u transmetuan në film.
Ndoci shtoi: ‘Kishim ca skena me puthje, edhe në fillim të filmit edhe në mes, por duhej ta bënim shumë organike. Duke i provuar për qejf, për të parë a dukemi mirë te kamera… Edhe pastaj më duket se punoi kimia, edhe shyqyr na ikën dritat atë natë.’
Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni në videon e mëposhtme.