Eintrachti i Frankfurtit ka fituar trifeun e Europa League-s pasi mposhtim penallti Rangers-in në finale. Kjo është hera e parë pas 42 vitesh që skaudra gjermane arrin të fitojë një kompeticion europian. Kjo mungesë e madhe për trofe vihet re edhe te tifozët, të cilët e kanë qenë tejet të zjarrtë në mbështetjen e tyre për klubin e zemrës.
Pas pushtimit të “Camp Nou”-t, mbështetësit e Frankfurtit u rikthyen përsëri në Spanjë, këtë herë në Seville, ku u zhvillua edhe finalja. Por tifozët që gjendeshin në Spanjë ishin pakicë në krahasim me atë çfarë ndodhi në Gjermani. Tifzoët e Frankfurtit mbushën cep e më cep stadiumin e tyre, nga ku panë sfidën përmes ekranit.
Por pavarësisht se nuk ishin pranë lojtarëve, mbështetja e tyre ishte mbresëlënëse. I gjithë stadiumi ka shpërthyer në momentin e penalltisë së Borrel-it, që i dha edhe trofeun Eintracht-it. Skena vërtetë të jashtëzakonshme, që tregojnë se këta tifozë meritojnë edhe Champions League-n. Fundja, pamje të tilla rrallë shihen edhe nga mbështetësit e klubeve më të mëdha që marrin pjesë në Champions League.
The public viewing at Eintracht Frankfurt's Waldstadion as Rafael Borre scores the winning penalty to win the Europa League final for #SGE.
What a moment.#UELFinal #SGERFC pic.twitter.com/qsxoyl9sfh
— Felix Tamsut (@ftamsut) May 18, 2022