Policia e Torontos ka publikuar një video ku shihen tre persona duke qëlluar mbi 30 herë mbi një muzikant. e gjitha ndodhi për shkak të një pakoje me cigare dhe një telefoni mobil.
Jamal, 29-vjeç po ecte së bashku me dy shokët e tij drejt veturës, pasi kishin qenë në një aheng, kur u sulmua brutalisht nga tre persona.
Videoja e publikuar nga policia kanadeze shfaq tre të dyshuarit duke i plaçkitur treshen, ku më pas Jamal qëllohet me breshëri plumbash.
Sulmuesit fillimisht largohen, por disa sekonda më pas kthehen dhe hapin zjarr mbi muzikantin kanadez.
“Ata u shfaqen me armë në duar. Gjëja e fundit që mbaj në mend, njëri prej tyre ma vuri revolen në kokë dhe më goditi. Unë menjëherë jam rrëzuar dhe asgjë tjetër nuk di”, ka deklaruar Jamal që mrekullisht i ka shpëtuar vdekjes.
Jamal ishte dërguar me urgjencë në spital, ai është goditur nga 30 plumba, por që për çudi asnjë organ vital nuk i është dëmtuar.