Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, ka reaguar shumë ashpër ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama, në lidhje me vendimet e qeverisë për mbyllje në karantinë, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në një video që Gjoka ka bërë dhe postuar vetë, shprehet i revoltuar ndaj vendimit të Ramës për mbylljen e lokaleve, duke e fyer dhe ofenduar shumë rëndë kryeministrin.
Kujtojmë që Aleksandër Gjoka nuk është i vetmi që ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për mbylljen me fasha orare apo e diela pa makina.