Ish-deputeti Gent Strazimiri, ndihet i çliruar që nuk shkon më në Kuvend, pasi ishte bërë me hije aty (për më tepër edhe e kanë rrahur dy herë në ato ambiente/ video mëposhtë)
“Kurrë s’më kanë “ngjitur” këto korridore e dyer zyrash model sovjetik… gjithmonë kam perceptuar një armiqësi tinzare, të ftohtë, pas shpine…. edhe pse ishin të paketuara me ambalazh “demokracie” …
Sot “paketimi” ra!!!!
Sot edhe “me proces verbal”, kjo godinë është sërish thjesht dhe vetëm: K.Q. i PPSH!!!
Mora me vete të shenjtën Nanë Terezë dhe dola! Lutjet e saj, nuk i meriton strofkulla e shejtanit!!!
Lutjet e saj nuk mjaftojnë nëse edhe ne nuk i japim një “të shtyrë”…”, shkruan ai.
Më pas, kërkon të ngrihen nga varri, Churchill me shokë.
“SURGITE MORTUI!
Çohuni e flisni se po humbim trashëgiminë më të çmuar që i latë njerëzimit, “DEMOKRACINË, duke e “negociuar” me …BUROKRACINË…”, shkruan Strazimiri.