Në Aeroportin Luton në Londër janë shënuar disa skena të dhunshme ku u plagosën 3 persona dhe u arrestuan 17 persona për përleshjen masive në sallën e pritjes së fluturimeve.
Grushtat dhe skenat e forta të dhunës tmerruan pasagjerët e Aeroportit të cilët qëndronin pranë dyqaneve të mbyllura Dixons dhe Victoria’s Secret .
Një pjesë e mirë ë tyre u përpoqën të largoheshin nga vendi ku po zhvillohej përleshja e cila ishte e pazkontë pasi 2 grupe burrash qëllonin njëri tjetrin me valixhe ne kokë.
Ende është e paqartë se çfarë i shkaktoi këto skena në 8 të mëngjesit .
Një zëdhënës i aeroportit tha: “Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar nga ky incident i izoluar. Ne kemi një qasje të tolerancës zero ndaj dhunës dhe vazhdojmë të ndihmojmë policinë me hetimet e tyre. Ne dëshirojmë të kërkojmë falje sinqerisht ndaj çdo pasagjeri që është prekur. ”
Policia e Bedfordshire po heton përleshjen, në Aeroportin Luton të Londrës të Premten (14 maj) në 8 të mëngjesit.