“Një klik në platformën e bashkëqeverisjes, vë në dispozicion të problemeve tuaja gjithë qeverinë”.
Kështu ka deklaruar në takimin e përjavshëm me qytetarët që gjejnë zgjidhje përmes platformës Kryeministri Edi Rama, sipas të cilit, ky mekanizëm i jep fund sorrollatjeve të qytetarëve në dyert e shtetit.
Qytetari nga Shkoza e Tiranës, Mahmut Gjata kishte aplikuar për një leje legalizimi që në vitin 2005 por nuk kishte marrë kurrë një përgjigje nga institucionet shtetërore.
“Sorrollatjet kanë qënë pa fund prej vitit 2005, aq sa po më mbaronte durimi. Platforma më dha zgjidhje brenda 10 ditëve, zgjidhjen që nuk e mora për 13 vite rresht”, tha qytetari.
Rasti 1: Nje qytetar kishte probleme me pronen e cila nuk ishte rifreskuar dhe ishte tjetersuar emri. “Pas ankeses ne shqiperiaqeduam.al, halli u zgjidh dhe prona i kaloi te zotit”, u shpreh e bija e zoterise qe ishte pronari.
Rasti 2: Nje banor i zones se Kodres se Priftit ne Tirane, kishte qe ne 2005 qe kishte aplikuar per legalizim dhe nuk e kishte marre. Edhe ky rast, pas ankeses ne shqiperiaqeduam.al, u zgjidh. Qytetari u shpreh se “zoti kryeminister, je burre shteti per zotin. Kam qe ne 2005 qe sorollatem, pasi shkrova ne platforme, halli im u zgjidh”.
Rasti 3: Qytetari serish kishte probleme me legalizimin dhe pas ankeses eshte zgjidhur. Poashtu, lagja e tij kishte probleme me ujrat e zeza dhe ky problem ishte zgjidhur pas ankeses ne shqiperiaqeduam.al.
Nje tjeter rast ishte i nje qytetari te papune, qe ishte drejtuar te zyrat e punes dhe kishte gjetur pune.
Kryeministri Rama u shpreh se nuk kane pse falenderojne ate per punet qe behen çdo dite, sepse kjo pune eshte rezultat i votes per mazhorancen socialiste.