Pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e hënë, u pretendua nga mbështetës dhe njerëz të afërt të tij se gjatë ndalimit të tij u përdor forcë e tepruar nga policia.
Madje, në studio të ndryshme televizive u pretendua se ky është rasti i parë kur gjatë arrestimit të një politikani nga policia, përdoret forca.
Megjithatë, këto pamje provojnë të kundërtën. Ditën e hënë u arrestua me urdhër të SPAK edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis }yrbja. Siç shihet në video, edhe ai është shoqëruar i prangosur dhe i mbajtur me forcë nga disa oficerë të policisë, duke ofruar pamje jo shumë të ndryshme nga ato të arrestimit të Metës.