Një peticion i firmosur nga një numër i madh akademikësh perfshirë Rexhep Qosen, Pëllumb Xhufin, Ksenofon Krisafin, Fatos Tarifën, etj kërkon nga institucionet e shtetit të marrin masa urgjente për të ndaluar përhapjen e sharlatanizmit nga mediat televizive.
Një nga profesorët nënshkrues tha për Dita se ekranet, shumë shpesh po shndërrohen “në një plehurishte, ku moderatorët ftojnë në bisedë a në duele rrugësh lloj-lloj sharlatanësh të etimologjisë”.
“Mjafton që të nyjëtojnë çdo budallallëk, çdo banalitet, çdo lloj ekskrementi mendor në lidhje me origjinën e fjalëve e të gjuhës shqipe, mjafton që të tingëllojë ledhatues për psikozat e sëmura të vulgut…” – thotë ai i revoltuar.
Kjo madje sot kishte “mërzitur” idiotin e politikës Ylli Manjani, i cili kishte arritur deri aty sa t’i identifikonte si “bajga” të gjithë intelektualët e peticionit.
Por për çfarë bëhet fjalë?
Më poshtë është një VIDEO ku një prej personave kundër të cilëve është hartuar peticioni “shpjegon” origjinën e emrit të detit Kaspik dhe e nxjerr atë… “shqip”. Ky duhet të jetë një nga kolegët e ‘intelektuhales” Manjani që natyrisht para këtyre Profesori Rexhep Qosja është një “bajgë”
Dhe kjo nuk është as e para as e vetmja video e këtij lloji, përhapur në rrjete sociale