Këngëtarja Bleona Qereti i është përgjigjur menjëherë gazetarit Arian Çani, pasi ky i fundit ka thënë për të se nuk e duronte dot dhe ceku edhe faktin që Qereti merrte pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump.
Këtë pasdite, Bleona ka vendosur të replikojë ashpër me Çanin, në rrjetin social Instagram. “O vemje pabukse”, i ka thënë Bleona-Arian Çanit. Këngëtarja ka shtuar më tej se “askush nuk e merr Çanin në punë dhe se po kërkon vëmendje me dëshpërim”.
Sa i përket lidhjeve të saj me presidentin amerikan në detyrë Donald Trump, Belona deklaroi se ka kontribuar për kreun e Shtëpisë së Bardhë që në vitin 2016 deri në zgjedhjet e nëntorit, duke mbledhur para për fushatën e duke regjistruar njerëz.
Reagimi i plotë i Bleona Qerretit:
O Arjan Çani, përveç faktit që t’i je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione dhe nëpër emisionet e tua siç edhe vetë e ke pohuar. Je një vemje pabukse, që s’të merr më asnjë televizion në punë se ty të ka dalë boja dhe jam shumë e vetëdijshme që me këtë video po të bëj shumë nder se do kapësh gazetat prapë. Por, në të njëjtën kohë kam arritur në konkluzionin që qenieve mashtruese ordinere si puna jote duhet të ulësh në nivelin e tyre që të flasësh me gjuhën që ata kuptojnë, se nëse unë ty të flas kinezçe, ti nuk arrit ta kuptosh.
Nëse unë them avion, ti do dalësh në ndonjë emision dhe do thuash biçikleta ime nuk ka krah. Kështu që po ta sqaroj njëherë e mirë, jo vetëm ty, por edhe ca vemjeve tjera që pashë tani në Uashington që rrinin prapa dyerve si e si të kapin një foto dhe me ardh me e shit në Shqipëri me kap naj lekë… KÇK siç thotë Edi Rama.
Po ua shpjegoj dhe njëherë meqë keni bërë këtë pyetjen se kush është vlera ime. Duhet të kuptosh një gjë, që unë kam bërë kampanjë aktive për Presidentin Trump në 2016, 2020 dhe tani në 2024, kam regjistruar më shumë se 8 mijë veta në Pensilvani, kam regjistruar më shumë se 4 mijë veta nëpër listat e votimeve në Michigan, kam ngritur më shumë se 300 mijë dollarë donacion për zgjedhjet, u bëra edhe koncertin në Michigan siç ke parë edhe në Instagram dhe historia fallco dhe perceptimet fallco që krijoni ju nuk janë realiteti im.
Më vjen shumë keq për prindërit e tu që do ndihen keq kur ta dëgjojnë këtë video. Do doja t’ju thoja që nuk është faji i tyre që të kanë edukuar keq, se ne jemi këta që jemi e nuk duhet të fajësojmë prindërit për mënyrën se si zgjedhim të jemi në jetën tonë.
Dhe përveç gjithë këtyre të këqijave që janë boll për një njeri që të mbytet ke dhe një adoleshencë të vonuar dhe je një qenie e frostruar seksualisht dhe nuk kupton. Vazhdon dhe e mat botën me metrin tënd akoma, nuk kupton që bota i ka mbaru uritë seksuale që kur kanë qenë 15-16 vjeç ndërkohë që vetëm ty të ka ngec ora ngaqë nuk i ke pasur këto gjëra kur ke qenë në këtë moshë dhe të kanë ngelur dhe tani që je 60 vjeç. Ky është ndryshimi midis meje dhe teje. Ik tani dhe mbytu në atë jetën tënde të mjerë.
Njërin gjithmonë e djeg furra, kshu që ata nuk duhet të ndihen keq që ti je kthyer dhe je bërë një vemje pabukse, një njeri negativ që nxjerr vetëm vrerë dhe gënjen non-stop nëpër emisione dhe me paturpësinë më të madhe e pohon edhe vetë