Elseid Hysaj po rifiton vendin e tij te Lacio. Mungesat nga dëmtimet kanë shtyrë trajnerin që të rifusë emrin e mbrojtësit shqiptar në listë. Lojtari shkodran e nisi nga stoli përballjen e sotme kundër Fiorentinës, por u aktivizua në minutën e 66 të lojës.
Kur kronometri po maste minutën e 92-të, Elseid Hysaj dha një asist me kokë në zonë për Marusiçin. Ky i fundit më pas e shtyu me sukses topin në rrjetë. Megjithatë goli i tij nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes, e cila përfundoi me shifrat 1-2 në favor të Fiorentinës.
Video: