Donald Trump bëri betimin e tij sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të ftuar ishin ish-presidentë të vendit, diplomatë dhe figura të rëndësishme të politikës amerikane.
Mes tyre ishte dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton. Kjo e fundit ka rrëmbyer vëmendjen në një moment gjatë fjalimit të Trump pas betimit.
Ajo u pa duke qeshur kur Trump tha se do ta ndryshonte emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.