Mediat e huaja kanë publikuar një tjetër video ku duket momenti ekzakt si nisi atentati me armë ndaj Kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico.
Autori, një shkrimtar 71-vjeçar mjaft i njohur në Sllovaki, afrohet drejt kryeministrit dhe i thërret në emër.
Atë moment nxjerr pistoletën dhe qëllon drejt tij.
Kryeministri preket nga 3 plumba, në kraharor, krah dhe këmbë.
Kaosi mbizotëron më pas. Rojet e sigurisë neutralizojnë autorin, ndërsa të tjerët fusin me urgjencë në makinë kryeministrin Fico. Më pas ky i fundit transportohet me helikopter drejt spitalit më të afërt.
Qeveria sllovake e konsideroi zyrtarisht ngjarjen një atentat dhe bëri me dije se gjendja shëndetësore e Kryeministrit është e rëndë. Orët në vijim do të jenë deçizive.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Handlova pasi Kryeministri doli nga mbledhja e qeverisë.