Kandidati për kryetar Bashkie i Këlcyrës, Hazbi Kasaj ka ironizuar presidentin Ilir Meta.
Ai e “mallkoi” atë, duke thënë “ishalla v.des, se ngatërroi vendin dhe veten e e tij”.
Kasaj shtoi se Meta njeri i trashë dhe i pakulturuar, e se duhet të këshillohet me të, që të kalojë situatën e vështirë ku është futur.
“Meta është njeriu më i trashë në tër Republikën e Shqipërisë, njeriu më me pa kulturë.
Ai duhet të më thërras mua për të zgjidhur. Ai ngatërroi vendin dhe veten e tij. Nuk ka zgjedhjet do bëhen.
Me Edi Ramën në krye zgjedhjet do bëhen, se ai është kryeministër. Sido që të jetë duhet ta respektosh, Nuk mund të thuash ik ti të vij unë.
Presidenti më mirë, se është sëmurë siç e pash në media para disa ditëve, ishalla na v.des”, tha Kasaj.