Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë pasditen e sotme në hapjen e “Unazës së Madhe” të Tiranës, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.
Teksa ka publikuar momente nga inspektimi, Rama shkruan në një postim në Facebook se Unaza e Madhe e Tiranës ëahtë projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit.
Ai thotë se projekti do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku dhe do të ketë një impakt të rëndësishën në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja.