Ka degraduar situata jashtë stadiumit teksa tifozë të Tiranës dhe Partizanit janë përplasur fizikisht në rrugë. Janë tifozët e Tiranës ata që duket se sulmojnë një mbështetës të të kuqve dhe i marrin shallin nga qafa. Edhe gjatë ndeshjes pati probleme teksa tifozë nga të dy krahët ndërprenë disa herë sfidën me fishekzjarret dhe tymueset e hedhura në fushë.
Kujtojmë se Partizani doli triumfuese në derbin ndaj Tiranës teksa i mposhti bardheblutë me rezultatin e pastër 2-0 me golat e Christian Mba dhe Tedi Cara. Të kuqtë me këtë fitore ngjiten në krye të tabelës me pikë të barabarta me kampionët në fuqi.