Marrëdhënia e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me bashkëshorten e tij Iris Pekmezi, duket se është e shëndetshme, kjo reflektuar nga deklaratat e saj të fundit për të shoqin kur e cilësoi deputetin, si një nga meshkujt më të pashëm të Parlamentit.
Irisi së fundi është parë e pashqetësuar nga situata e Covid 19, tek kërcen në skenën e një festivali shumë të famshëm që u mbajt para pak kohësh në Shëngjin, “UNUM” Festival ku morën pjesë 5 mijë adhurues të muzikës elektronike, shqiptarë edhe të huaj.
Ajo nuk është shqetësuar fare për kufizimet antikovid dhe masave të marra nga qeveria e bashkëshortit të saj, por ka hypur në skenën ku ndodhej DJ i famshëm dhe ka kërcyer e shpenguar e rrethuar nga meshkuj, deri në orët e para të mëngjesit, për aq sa kuptohet nga pamjet filmike.
Por ne na dhimbset Taulanti, i cili prej muajit mars të vitit të kaluar po lufton me armikun e padukshëm, e si duket ka harruar të “luftoj” pasionet e gruas, e cila moralisht e ka të ndaluar të marrë pjesë në të tilla festivale, duke qenë bashkëshortja e një zyrtari të lartë.
Nëse Taulanti nuk arrin dot të bind as gruan që ka në shtëpi të mos shkel detyrimet që ka para ligjit, si pretendon ta dëgjojnë e kuptojnë të tjerët./Ekskluzive.al