Barcelona ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme sot përballë Valencias. Katalanasit fituan me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të sfidës e shënoi braziliani Raphinha. Sulmuesi shënoi në minutën e 15 pas një asisti të Sergio Busquets. Në pjesën e dytë pati disa episode shumë të rëndësishme.
Në minutën e 55 Barcelonës i akordohet një penallti, por Ferran Torres gabon nga pika e bardhë duke e humbur mundësinë për dyfishim rezultati. Katër minuta më vonë protagonist ishte Araujo pasi doli me karton të kuq pas një ndërhyrjeje.
Minutat e mbetura Valencia u përpoq të gjente golin e barazimit me një lojtar më shumë por nuk ia arriti. Kështu ekipi i Xavi merr tre pikët dhe pret e qetë ndeshjen e darkës së Real Madrid.