Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca i ka dhënë një mesazh shumë të fortë politikës shqiptare.
Teksa ndodhet përtej Gjirit Persik, Luca u ka bërë thirrje politikanëve që të mos shajnë dhe fyejnë vendin e tyre, pasi shqiptarët kudo në Europë vrapojnë dhe përpiqen për një të ardhme më të mirë.
Thirrja e biznesmenit Gjergj Luca vjen pas zhvillimeve të fundit, ku sekretarja e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka kërkuar që të frenohet hyrja e refugjatëve në Britaninë e Madhe, duke e vënë më shumë theksin tek emigrantët shqiptarë.
“Edhe shihni miq ne shqiptarët jemi të zotë, jemi me mend vetëm se nuk kemi lekët e këtyre. Këta janë për lekë marshallah, ne për mend. Prandaj bota është e hapur. Ne se s’kemi lekë atje dhe vrapojmë të gjejmë ndonjë lek nëpër Europë, por për mend, shihe na kanë marrë nga Shqipëria na prunë këtu për të bërë një ‘Fish City’.
Kështu që mos i ngacmoni shqiptarët që janë nëpër Europë, se jemi hallexhinj, do punojmë, do vrapojmë. Flisni mirë për shokët, për vëllezërit, për njerëzit tanë, mos rrini duke sharë, se shihe ku kemi ardh. Do ta bëjmë edhe këtë vend këtu. Për lekë kemi ardh këtu, për lekë se mend kemi.
Ndërsa ata që mbahen në Shqipëri që kanë dhe lekë dhe mend rrinë duke fyer gjithë dynjanë që lëviz jashtë e bën përpjekje për të ecur përpara. Turp për ata.
Mos e shani e mos e ndyni vendin tonë se nuk na do njeri. Vetëm puna dhe mundi janë pasaporta më e mirë për të na hapur çdo derë e çdo prespektivë, kudo në botë!”, shprehet Gjergj Luca.