Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka injoruar plotësisht pyetjen e një gazetari grek për arrestimin e Fredi Belerit.
Gjatë një konference për mediat, Miller-it i është bërë një pyetje e deformuar nga gazetari grek i cili ka thënë se “Edi Rama ka urdhëruar arrestimin e Fredi Belerit”.
Miller është pyetur nëse SHBA ka dijeni dhe nëse ka bërë diçka për të ndërhyrë që të kërkojë lirimin e Belerit. Por zëdhënësi i DASH e ka injoruar pyetjen duke i dhënë fjalën dy gazetarëve të tjerë.
Pyetja e gazetarit për Miller:
“Pyetja ime ka të bëjë me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, një tjetër aleat tuajin. Marrëdhëniet janë në krizë të thellë kohët e fundit sepse kryeministri i Shqipërisë, nuk e di nëse e dini, ka urdhëruar arrestimin e një kryebashkiaku grek.
Ai është kryetar i zgjedhur. Ai është ende në burg pas tre muajsh. Pyetja ime është: a keni dijeni për arrestimin? Dhe nëse e dini, a keni ndërhyrë tek qeveria shqiptare për lirimin e këtij kryebashkiaku të zgjedhur?”
Por zëdhënësi i DASH e ka injoruar pyetjen duke i dhënë fjalën dy gazetarëve të tjerë. Miller i ka thënë se do të përgjigjet më vonë sa i përket pyetjes.