Indrit Tuci ka bërë rolin e heroit te Sparta Prague, që fitoi 4 me 1 ndaj Galatasaray. Sfida e kthimit, e vlefshme për turin e 1/16 të Europa League, pa çekët të kalonin më tej dhe pse e kishin humbur 3 me 2 ndeshjen e parë në Turqi.
Sulmuesi i lindur në Lezhë u aktivizua në minutën e 66’, kur ndeshja ishte 1 me 1. Ky rezultat kualifikonte Galatasarayn, por jo për shumë kohë.
Ishte minuta e 74’, kur Tuci shfrytëzoi një krosim në zonë për ta kthyer në gol. Më pas goli i kualifikimit që u asistua po nga Tuci, erdhi në minutën e 80’ nga Harsalin. Galatasaray me 1 lojtar më pak e pa veten të pafuqishëm për të hapur ndeshjen, teksa Sparta Prague shënoi dhe të katërtin në minutën e fundit.
Qazim Laçi spikati po ashtu, pasi asistoi golin e fundit, që i dha fund takimit dhe shpresave të Galatasaray. Kualifikim historik ky për çekët, që nuk ishin favoritë përballë gjigantëve turq.
Në fundin e ndeshjes, Indrit Tuci u pa dhe si lojtari i ndeshjes nga SofaScore. Kjo pasi vlerësimi i tij 8.1 ishte më i larti, dhe pse erdhi nga stoli dhe luajti vetëm 30 minuta.
3 golat që kualifikuan Sparta Prague dhe kontribuan Indrit Tuci me Qazim Laçin: (VIDEO)