Jasir Asani po dhuron spektakël në Korenë e Jugut me ekipin e Gwangju. Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti absolut në fitoren e sotme 5-0 përballë Incheon United teksa shënoi tregolësh personal. Anësori hapi ndeshjen në minutën e nëntë ndërsa në pjesën e dytë e vulosi me dy gola në minutat 69’ dhe 72’.
Goli i fundit ishte një kryevepër teksa nga distanca prej 30 metrash nga goditja e dënimit dërgon topin në trekëndësh dhe bën për vete të gjithë stadiumin. Një përshëndetje kjo për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare pas ftesës së parë të tij për të veshur fanellën kuqezi.